“Maqedonia ka fituar shumë tifozë shqiptarë”, Ramadani: Futbollistët shqiptarë treguan se kanë kualitet

Maqedonia e Veriut ka marrë sot humbjen e dytë në debutimin historik në një Kampionat Europian. Sytë e shqiptarëve kanë qenë të drejtuar edhe nga fqinjët lindorë këtë vit, teksa në organikën e tyre janë edhe lojtarë shqiptarë. Zekirja Ramadani thekson se Maqedonia ka fituar shumë tifozë shqiptarë prej këtij fakti, ndërsa sa i përket aventurës së deritanishme shprehet për “Sport Magazine” në “Ora Neës” se ishte e mjaftueshme pjesëmarrja në një event të këtyre përmasave.

“Mendoj se vetëm pjesëmarrja në këtë kampionat ishte e mjaftueshme. Besoj se nëse marrim pjesë në kampionatin e ardhshëm evropian do të përmirësojmë shumë gjëra. Kjo kombëtare ka futbollist mjaft cilësorë. Futbollistët shqiptarë treguan se kanë kualitet, sot edhe Bardhi nuk ishte në formën e duhur për shkak se kishte kaluar virusin. Mungesa më e madhe tek kjo skuadër ishte eksperienca. Këtë vit Maqedonia ka fituar shumë tifozë shqiptarë“, është shprehur Zekirja Ramadani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online