“Manita” Milan në “San Siro”, shkon në Europë nga “dera kryesore”!

Milani e mbyll në vend të gjashtë dhe shkon në Europa League nga dera kryesore, pra grupet, duke shmangur kalvarin e gjatë veror. Një spektakël në “San Siro”, për ndeshjen e fundit të kampionatit përpara 60 mijë të pranishmëve.

Në mungesë edhe te Susos, Gatuzo e kishte cilësuar si ndeshjen më të vështirë, për faktin se ishte e fundit dhe se lojtarët mund të ndiheshin të lodhur, pas më shumë se 50 ndeshjesh të zhvilluara këtë sezon, por frika ka zgjatur vetëm 3 minuta, aq sa Simeone ka shënuar një gol që ka heshtur disi “San Siro”-n dhe ka zbritur kuqezinjtë në vend të shtatë, në turret paraeliminatore të Europa League.

https://www.youtube.com/watch?v=t2VJowYgJr4

Por, nga aty, ngjitet në katedër Hakan Çalhanoglu, i jashtëzakonshëm në fillim me një goditje dënimi, specialiteti i tij, teksa më pas do të dhuronte asistin për golin me kokë nga Kutrone, në plazhnon fare pranë portës vjollcë. Fiorentina ka tentuar të kundërpërgjigjet, por e pafuqishme dhe e pamotivuar, teksa Kutrone i është afruar golit të dytë me topin që ka kaluar ngjitën me shtyllën.

Në pjesën e dytë, muzika nuk ka ndryshuar dhe kuqezinjtë e kanë nisur fort, duke mbyllur llogaritë shumë shpejt, këtë herë me Nikola Kaliniç, që nuk ka festuar golin e ish-it, duke përfituar nga një top i lënë fare pranë linjës së portës, pasi Kutrone provoi me kokë dhe gjeti përgjigjen e portierit, që megjithatë nuk mundi të shmangte kroatin, i cili rrëshqiti për ta shtyrë në rrjetë.

Festa kuqezi do të vijonte më pas, këtë herë, me dopietën personale të Kutrones, që ka shkuar në kuotën e 10 golave sezonale, duke i kaluar topin poshtë këmbëve të portierit vjollcë, pas asistit të Çalhanoglu. Pak më vonë do të festonte dhe Bonaventura, me 8 gola në kampionat, duke ndërmarrë një aksion personal të mbyllur mjeshtërisht. Andre Silva kishte rastin t’I çonte në gjashtë shifrat, por ishte i pafat, ndërsa Gatuzo hodhi në fushë edhe debutuesin Torrasi. Në fund, 5-1 është manita dhe mbyllja më e mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *