Ajeti bie në Serinë B, Napoli rekord pikësh, Berisha i shtati!

Krotone nuk ia ka dalë. Mrekullia, ashtu si sezonin e shkuar, këtë herë nuk erdhi, ndoshta edhe ngaqë përballë kishte Napolin e Sarrit, që donte ta mbyllte sa më mirë dhe me rekordin e pikëve, plot 91 këtë sezon. Kuqeblutë kthehen në Serinë B pas vetëm një sezoni në elitë, teksa i bashkohen Beneventos, që dje ka humbur në Verona ndaj Kievos, por edhe Veronës (të dy skuadrat e kishin siguruar me kohë biletën për poshtë).

Ndërkohë, rezultatet e fushave të tjera ishin të pritshme, me Udinezen që mundi Bolonjën me një gol të Fofana, por sidomos Spali që shkatërroi Sampdorian me rezultatin 3-1, pasi dorianët nuk luanin për asgjë, duke mos kapur dot zonën europiane. Edhe Kaljarit i duhej një pikë matematikore për të siguruar mbijetesën, por në fund ka fituar, pasi Atalanta, duke parë rezultatin në “San Siro”, pra fitoren e Milanit, ishte gozhduar në vend të shtatë. Berisha & Co dot ta nisin nga turet paraeliminatore të Europa League.

Duke iu kthyer Napolit dhe suksesit që mban firmën e Milik dhe Kajehon, që në pjesën e parë, axurrët e Sarrit kanë shkruar historinë e tyre, me 91 pikë, edhe më mirë se vjet, që e mbyllën me 86 pikë. Në vend të dytë dhe sigurisht me zhgënjimin se titulli nuk është fituar edhe pse kurrë nuk kishte ndodhur që në Serinë A një skuadër ta mbyllte me 91 pikë dhe të dilte në vend të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online