Trajneri i ekipit kombëtar të Italisë, Roberto Mançini edhe pse jo aktiv me Italinë për momentin ka dhënë një intervistë për mediat vendase ndërkohë që ndodhej në një kamp stërvitor me lojtarë të rinj në “Coverciano”.
Trajneri ka bërë përgjithësisht mirë me axurrët, duke i ngritur nga ajo humnerë që ishin, ku nuk arritën të kualifikoheshin në Botërorin e Rusisë. Tani ai do të mundohet t’i çojë në Europian dhe pse jo për të synuar trofeun.
Gjatë intervistës trajneri u shpreh se duhet të ndryshojnë filozofinë e ekipit. Duhet ti japin një mentalitet fitues. Thotë se ka të rinj cilësorë dhe i duket një kombëtare e mirë kjo aktualja. Më pas preku pak edhe çështjën Adani-Alegri. Deklaroi se opinionet duhet të dëgjohen gjithmonë, megjithatë nuk duket si diçka aq shumë serioze.
“Në kombëtare mundohemi të ndajmë sa më shumë mendime. Dua që t’i japim këtyre djemve një mentalitet fitues. Rezultatet e të rinjve janë shumë të mira. Gjithashtu mendoj se kemi një ekip të parë cilësor.”
“Adani-Alegri? Mendoj se opinionet duhet të respektohen. Nuk mendoj se ka ndodhur diçka shumë serioze. Është folur vetëm për futbollin. Në fund ekipi më i mirë fiton”, tha mes të tjerash Mançini.