Italia nuk mundi që të shkonte më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve. Skuadra e Roberto Mançinit e pa veten në disavntazh pas pjesës së parë. Ishte goli i Zhorzhinjos me penallti që shpëtoi azurrët nga humbja.
Pas ndeshjes numri një stolit italian ka komentuar këtë ndeshje, duke mbrojtur në një farë mënyre sulmuesin Mario Baloteli, i cili ishte larg pritshmërive. Në anën tjetër Mançini thekson se fitorja në ndeshjen e ardhshme me Portugalinë është detyrim.
“Në pjesën e parë bëmë disa gabime, që nuk duhen përsëritur më dhe kjo na kushtoi shumë. Sa për Balotelin, ai nuk ishte në kondicionin e duhur fizik, por besoj se në takimet e tjera do të përmirësohet ndjeshëm dhe do të na japë më shumë”.
“Në pjesën e dytë reaguam shumë mirë, duke dominuar takimin, ndërsa mund të kishim marrë edhe fitoren. Kieza ka disa aftësi që të tjerët nuk i kanë dhe mundet të na japë epërsi numerike kur ka topin në këmbë. Tani duhet të lëmë pas këtë takim dhe të mendojmë për Portugalinë, ku fitorja është një detyrim”