E pabesueshme/ Portieri shqiptar bën gafën e madhe në Premier League, të gjithë qeshin me golin që pësoi Arijanet Muriq

Arijanet Muriq ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit që ka zhvilluar me Burnley. Statistika impresionuese dhe portieri shqiptar mori vëmendjen e të gjitha mediave europiane. Megjithatë problemi i tij është padyshim besimi i tepruar që shpeshherë e dëmton.

Kështu ndodhi edhe në ditën e sotme, teksa Evertoni e mbylli në avantazh në pjesën e parë kundër Burnley në shifrat 1-0. Në minutën e fundit të takimit, Muriq zgjodhi që ta mbante topin më shumë se duhet në këmbë dhe në momentin që tentoi ta largonte, sfera u fut në zonë pasi u devijua nga Calvert Leëin. Një gol që është komentuar menjëherë në Tëitter si një gafë e madhe, ku shumëkush po qesh me gabimin e Arijanet Muriq. /Sport Ekspres/

Arijanet Muric
byu/Albaniafootball insoccer