Mançesteri mendon zëvendësuesin e Murinjos, pistë e pamundur

Nisja e këtij sezoni për Mançester Junajtid dhe Zhose Murinjon ka qenë ndër më të këqijat. Konkretisht është nisja më e keqe e Mançesterit në 29 vite. Pozitat e trajnerit portugez janë shumë në pikëpyetje pas rezultateve të dobëta.

Siç raporton tabloidi anglez “The Sun”, për Murinjon do të ketë dhe një mundësi të fundit këtë fundjavë, teksa “djajtë e kuq” do të presin në “Old Traford”, Njukasëllin. Në rast të një zhgënjimi tjetër Murinjo do të shkarkohet. Për zëvendësimin e trajnerit portugez duket se numri një i Mançester Junajtid, Ed Uduord ka preferencë kryesore Mauricio Poçetinon.

Poçetino momentalisht drejton Totenhemin dhe do të jetë jashtëzakonisht e vështirë që trajneri argjentinas të largohet nga “gjelat” e Londrës. Totenhem dhe Poçetino gjithashtu rinovuan kontratën e tyre këtë verë dhe me një përmirësim page për trajnerin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online