Rei Manaj zhvilloi një sezon pozitiv me Albaseten, duke shënuar 7 gola në 30 ndeshje. Ekipi nuk arriti të ngjitej në La Liga, por do tentojë ta bëjë sërish sezonin e ardhshëm.
Klubi spanjoll ka ushtruar të drejtën e blerjes së sulmuesit lushnjar nga Interi, klub që zotëronte kartonin e tij. 2.5 milionë euro ka paguar Albasete te zikaltrit për 22-vjeçarin e kombëtares shqiptare, i cili ka firmosur një kontratë deri në vitin 2024.
“Albacete ka ushtruar opsionin e blerjes që kishte ndaj Rei Manajt. Në këtë mënyrë sulmuesi shqiptar kalon në pronësinë tonë dhe nuk i përket më Inter”, shkruhet në prezantimin e Manajt në faqen zyrtare të ekipit që garon në Segunda Liga.
? Rei Manaj firma por el Alba hasta 2024. https://t.co/HsqO09eVqg
Somos Gente Orgullosa ?#ElOrgullodeloNuestro pic.twitter.com/vTqZQDGkX0
— Albacete Balompié (@AlbaceteBPSAD) July 9, 2019