Mançester Junajtid ka vetëm 3 ditë kohë për të bërë 2 goditje të mëdha: një në mesfushë dhe një në sulm.
Në pritje që të shitet Lukaku, Red Devils po tentojnë një goditje të bujshme: të blejnë mesfushorin Kristian Eriksen nga Totenhemi.
Danezi kushton rreth 60 milionë sterlina, shifër që Totenhemi do ta investojë për blerjen e mesfushorit Lo Celso nga Betis.
Nëse nuk arrihet marrëveshje deri të mërkurën, Junajtid do të tentojë huazimin e Filipe Kutinjos nga Barcelona.