Mallkimi i dëmtimeve: Milani humb gjatë Romanjolin, Gatuzo projekton lëvizjen

Milan po përjeton një makth dëmtimesh. Alesio Romanjoli është lojtari i fundit, i cili është dëmtuar, duke lënë kombëtaren dhe nisur fazën e rikuperimit. Tashmë për të është përacktuar edhe shkalla e dëmtimit dhe do të qëndrojë për katër javë jashtë fushave të blerta. Kapiteni lë një boshllëk të madh në mbrojtjen e kuqezinjve dhe Gatuzo nuk ka shumë alternativa.

Me Donarumën, Kutronen, Rodrigez, Kesi dhe Suson të grumbulluar me kombëtaret e tyre, gjysmën e titullarëve të dëmtuar dhe Higuain të dënuar për dy ndeshje, Gatuzos i është dashur të thërrasë shumë lojtarë të të rinjve në ekip dhe të punojë me ta.

Mbrojtja mbetet reparti më problematik dhe Zapata është i vetmi qendërmbrojtës i gatshëm. Zgjidhja e Gatuzos? Aktivizimi i Rodrigez në qendër, ose vendosja e Kesi në këtë post. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është një nga të paktët, që mund të bëjë këtë rol, madje një gjë të tillë e ka bërë më parë dhe me kombëtaren e tij.

Stefan Simiç është një tjetër alternativë e trajnerit për qendrën e mbrojtjes, por 23-vjeçari çek nuk ka eksperiencë dhe numëron vetëm 5 minuta në Serinë A, të zhvilluara në sezonin e kaluar kundër Krotonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *