Malile: Uroj të thyejmë mallkimin e golit që ndaj Tiranës

Asnjë pikë në 3 ndeshjet e para për skuadrën e Luftëtarit janë shumë pak, që e sheh veten në vendin e fundit të klasifikimit. Pushimi për ndeshjet e Kombëtares duket se do i shërbejë bluzinjve për të reflektuar se çfarë nuk ka shkuar mirë dhe për të qenë gati për ndeshjen me Tiranën, që gjithashtu nuk ka bërë dhe aq mirë, pasi ka vetëm 1 pikë.

Zëdhënësi i shtypit, Rigels Malile ka komentuar për “RTSH Sport” se pse skuadra nuk ka mundur që të marrë rezultatet që priteshin në Gjirokastër, por në të njëjtën kohë ka konfirmuar teknikun Kostiç në krye të skuadrës me arsyetimin se nuk mund të bëhet gjykimi vetëm me 3 ndeshje.

“Është e vërtetë që nuk e kemi nisur mirë sezonit, ashtu siç duhej. Duke përjashtuar ndeshjen me Kastriotin kemi luajtur futboll, kemi krijuar raste. Skuadra nuk ka qenë e qetë për të shfrytëzuar rastet që ka krijuar. Uroj të marrë fund mallkim i golit. Uroj që të bëjmë kthesën që nga Tirana”.

“Nuk mund të vihet në diskutim puna e trajnerit, për faktin e ekipi ka luajtur mirë dhe ka dhuruar futboll, por ajo që ka munguar është humbja e rasteve që ka ndikuar nga ana psikologjike”.

“Trajneri gëzon besimin e drejtuesve dhe do të vijojë punën në krye të skuadrës”.

Merkato në Gjirokastër është mbyllur, por pritet vetëm Ismail Dunga nga Kenia, i cili për arsye dokumentacioni nuk ka mundur që të bashkohet ende me skuadrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *