Mundësia për t’u bërë “faraon”, Zllatan duhet të vendosë

Zllatan Ibrahimoviç nuk është aspak modest dhe në shumë raste ai nuk ka nguruar që ta quajë veten “Zot” apo “Perëndi”. Suedezi duket se është në metrat e fundit të karrierës dhe prej pak kohës aktivizohet në MLS në Amerikë, por së fundmi ka dalë një opsion tjetër për të dhe “Toka e Premtuar” mund të mos jetë stacioni i tij i fundit.

Mediat së fundmi kanë raportuar se në derën e sulmuesit shtatlartë ka mbërritur një ofertë nga një skuadër egjiptiane. Nuk bëhet fjalë për një klub dosido, pasi është Pyramids FC që ka një sheik si pronar që do të ketë shërbimet e “veteranit”.

Mundësia më e mirë për t’u bërë një “faraon” për Zllatan, i cili në këtë rast do e kishte marrë këtë fjalë në kuptimin e parë. A do të pranojë apo jo, kjo i takon suedezit, por oferta financiare siç thuhet është mjaft e lartë dhe kjo gjë mund ta bindë që të zgjedhë të ndryshojë skuadër. Së fundmi Pyramids FC ka arritur një akord dhe me brazilianit Dida për të drejtuar skuadrën.

Ky transferim mund të arrihet në dhjetor kur mbaron dhe liga në Amerikë, por gjithsesi duket një opsion i vështirë që të pranohet nga një “shtresë e lartë” si Zllatan!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online