Malësia “prenoton” fitoren në Skrapar: E vështirë, jo e pamundur!

Tre skuadrat kryesuese të Grupit B në Kategorinë e Dytë: Shkumbini, Maliqi e Devolli, në javën e 13-të luajnë në transfertë, ku do të ndeshen me skuadra që nuk kanë shumë ambicie në renditje. Ndërsa trajneri i Maliqit, Egli Malësia, për SportEkspres.com deklaron se skuadra është brenda objektivave të saj për gjysmën e parë të këtij sezoni.

“Maliqi nuk është rastësisht në skuadrat e kreut në Grupin B, sepse vjen pas një pune disavjeçare. Kam tre vite që e drejtoj këtë skuadër, qw në këtë sezon po tregon progres. Kemi formatuar një skuadër me djem të rinj e të pasionuar, por kemi edhe futbollistë të tjerë që bëjnë diferencën. Jemi në skuadrat e kreut të renditjes në grup, brenda objektivave tona”.

Ndërsa për ndeshjen e javës së 13-të në Skrapar, Malësia deklaron se është një kundërshtar i vështirë, kryesisht në fushën e tij. “Çdo ndeshje ka vështirësitë e saj, por në transfertë ajo dyfishohet. Këtë javë luajmë në Skrapar, me një kundërshtar të vështirë që këtë sezon ka shumë rritje. Një ndeshje e vështirë, por synimi ynë është vetëm fitorja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *