“Ferrari“ që humbi rrugën në Turqi, Armando Sadikun e kërkojnë në Serinë B të Italisë

Një eksperiencë për t’u harruar po rezulton ajo me Erzerumsporin për Armando Sadikun. “Ferrari“ ka humbur rrugën në Turqi, ku në 8 ndeshje në total nuk ka arritur të shënojë asnjë gol dhe numëron vetëm një asist në Kupë. Statistikat nuk flasin në favor të sulmuesit të Kombëtares shqiptare, që duket se nuk është përshtatur në mënyrën e duhur me skuadrën turke.

Këtë situatë kërkojnë ta shfrytëzojnë në Itali. Xhanluka di Marzio bën me dije se Kosenza është e interesuar për shërbimet e Sadikut. Ekipi i Serisë B po mendon për një emër në vijën e sulmit dhe 29-vjeçari është profili i duhur për ta. Në të shkuarën pjesë e këtij klubi ka qenë edhe Kastriot Dërmaku, i cili prej aty siguroi edhe kontratën e jetës së tij, atë me Parmën në Serie A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online