Kamza u mposht në shtëpi nga Kukësi dhe e gjithë vëmendja do të kthehet nga takimi i radhës me Laçin. Trajneri Ernest Gjoka nuk do ta ketë sërish grupin e plotë, pasi mbrojtësi Erlis Frashëri u ndëshkua me karton të verdhë në takimin me verilindorët.
Për të ishte i katërti i verdhë, ndërkohë që ka edhe një rikthim. Argjend Malaj ë ka shlyer pezullimin dhe trajneri Gjoka do t’i bëjë llogaritë me të në ndeshjen kundër Laçit. Mbetet për t’u parë gjendja e Nuredin Orelesit, i cili ka qenë i dëmtuar gjatë kësaj periudhe.
Pëer krahun e djathtë të mbrojtjes alternativa është Hektor Idrizaj, ose edhe Olsi Teqja. Në rast se nuk kthehet porriti Ilir Avdyli, duhet sakrifikuar një nga të huajt. Kirev, Arrabal, Martinena dhe Fukui ishin titullarë në ndeshjen e fundit me Kukësin, çka solli lënien në stol të Roloviç.
Për të aktivizuar Bonanin, do të duhet që një nga të huajt e përmendur më lart të spostohet në stil. Gjithsesi, rreshtimi i Kamzës do të shihet gjatë këtyre ditëve në seancat stërvitore. Trajneri Gjoka do të shohë nga afër gjendjen e lojtarëve të tij dhe më pas do të vendosë.