Malaga gjen akordin për Keidi Baren, mesfushori shqiptar përshëndetet me shokët dhe shkon të firmosë kontratën

0

Keidi Bare ka udhëtuar drejt Barcelonës ditën e sotme, atje ku e pret kontrata e re për të ardhmen e tij. Dyshimet tashmë janë shuar dhe është pikërisht Espanjoli skuadra ku do të shohim mesfushorin shqiptar të luajë sezonin e ardhshëm. Malaga dhe klubi katalanas kanë gjetur akordin mes tyre për një shumë prej 2.5 milionë eurosh si dhe 1 milionë të tjera shtesë nëse përmbushen objektiva të caktuar, ndërsa bardheblutë do të mbajnë edhe një përqindje të kartonit në rast të një rishitjeje të lojtarit.

Bare mësohet se do të nënshkruajë një marrëveshje që do e mbajë të lidhur me Espanjolin për 4 vitet e ardhshme, ku do të kërkojnë ngjitjen në La Liga, kampionat në të cilin skuadra nga Barcelona synon të qendrojë gjatë. Talenti i Kombëtares shqiptare është përshëndetur edhe me shokët e tij të skuadrës, takim pas të cilit ka lënë stërvitjen e klubit me lejen e vetë këtyre të fundit për të udhëtuar drejt Barcelonës, ku e do të kryejë vizitat mjekësore e do të zyrtarizojë transferimin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.