Zyrtare/ Sebino Plaku rikthehet në Superiore, vjen prezantimi me klubin e ri

Sulmuesi i njohur, Sebino Plaku është rikthyer sërish në Superiore. Pas aventurave në elitën e Kosovës me Llapin dhe Gjilanin, lojtari shqiptar rikthehet edhe njëherë në kampionatin ku e nisi karrirën e tij si futbollist. Me një CV të pasur ku në të shkuarën ka mbajtur veshur fanella me peshë në futbollin shqiptar si Tirana, Partizani, Kukësi, Skënderbeu apo Flamurtari, tashmë një tjetër ekip shtohet në listën e gjatë të ekipeve me të cilat Plaku ka luajtur përgjatë viteve.

Është klubi i porsa ngjitur në elitë, Kastrioti, ai që ka siguruar firmën e sulmuesit 35-vjeçar. Prezantimi ka ardhur në faqen zyrtare të krutanëve vetëm pak kohë më parë, duke bërë kështu një goditje cilësore në merkato. Një lojtar që e njeh mirë zonën, golin dhe Kategorinë Superiore janë arma më e mirë për këtë sezon të ri, ku synim është mbijetesa edhe për një tjetër vit në elitë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online