Zubizareta tregon prapaskenat, Mesi i kujtonte çdo ditë trajnerit se e kishte në dorë me një telefonatë

Të jesh më i miri në botë do të thotë që të përfitosh edhe disa privilegje shtësë dhe këtë e ka dëshmuar më së miri edhe Leo Mesi përgjatë karrierës së tij te Barcelona. Fjalë se argjentinasi vendos për formacionin apo trajnerët që dëshiron të ketë mbi krye kanë qenë të shpeshta, ndërsa tashmë marrin edhe konfirmimin nga Andoni Zubizareta.

Në një bashkëbisedim me trajnerin Del Boske, ish-drejtori sportiv i Barcelonës kujton për “El Pais” edhe prapaskentat në kohën ishte në postin drejtues te katalanasit. Sipas tij 6 herë fituesi i Topit të Artë i kujtonte çdo ditë Tata Martinezit se kishte në dorë fatin e tij në krye të pankinës me vetëm një telefonatë.

“Kur Tata Martino ishte te Barça, i tha Mesit: ‘E di që nëse ti telefonon presidentit ai do më flakë tutje, por dreqin, nuk ke pse pa kujton çdo ditë. E di‘”, zbulon Zubizareta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online