Maho kundër skeptikëve: Nuk ka përfunduar, Vora ka shpresa!

Skuadra e Vorës renditet e fundit në zonën Play-out të Grupit A dhe mbijetesa mbetet një mision i vështirë për t’u arritur. Gjithsesi trajneri Rezart Maho deklaron për SportEkspres.com se nuk janë dorëzuar dhe për të qëndruar në Kategorinë e Parë do të luftojnë deri në fund të kampionatit.

Madje, tekniku i vorakëve thekson se specifika e kampionatit dhe matematika e tij e bëjnë të shpresojnë në objektivin e tyre.

“Ne kemi luajtur katër ndeshje të vështira dhe skpetikët na vendosin si skuadër që nuk mund të mbijetojmë. Ne shpresojmë e besojmë në objektivin tonë dhe shpresat tona nuk kanë humbur, sepse vetë specifika e matematika e kampionatit lenë të hapur çdo mundësi. Këtë javë luajmë në Shkodër me Veleçikun dhe synimi ynë janë vetëm tri pikët”, deklaroi trajneri i Vorës, Rezart Maroj.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *