Magji e Ledian Memushajt, mesfushori shqiptar i mrekullueshëm nga goditja e dënimit

Ledian Memushaj ka gjetur pas shumë kohësh golin me fanellën e Pescarës. Këta të fundit barazuan 1-1 kundër Frosinones, ndërsa goli i vetëm për ta erdhi prej këmbëve të mesfushorit shqiptar. Ishte minuta e parë e shtesës së pjesës së parë kur Memushaj i mrekullon të gjithë me ekzekutimin perfekt të një goditje dënimi.

Topi i gjuajtur prej tij përfundoi në trekëndëshin e portës kundërshtare, duke mos i dhënë asnjë shans portierit të shpëtonte katërkëndëshin e tij. Një magji e lojtarit kuqezi që fatkeqësisht nuk mundi t’i japë 3 pikët skuadrës, pasi Frosinone barazon shifrat në pjesën e dytë. Pescara është në kuotën e 45 pikëve dhe lufta për një vend në Serie B edhe sezonin e ardhshëm do të vazhdojë ende./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online