Magani zbulon: Ja pse nuk e zgjodha Kukësin

0

Ish-trajneri i Teutës, peqinasi Gugash Magani, tregon se refuzoi stolin e kampionëve të Shqipërisë për ata të Kosovës

Gugash Magani ka dhënë një intervistë për “RTSH Sport”, ku ka folur për karrierën e tij si trajner. Së fundmi, tekniku peqinas la Teutën për të udhëtuar drejt kampionatit kosovar, ku do të nisë një eksperiencë të re. Magani ka komentuar kalimin te kampionët e Kosovës, por nuk lë jashtë vëmendjes dhe situatën në Shqipëri apo dhe duelin me dy trajnerët shqiptarë në Kosovë, por dhe të birin, Arturin.

TEUTA – “Në kohën që drejtova Teutën mësova shumë, sepse na u larguan shumë lojtarë, të cilëve u përfundoi kontrata. Mendoj se çdo skuadër do kohën e vet. Në medien sportive kishim disi fryrje, por dhe nga ne vetë. Jam munduar ta mbaj skuadrën me këmbë më tokë. Në çdo ndeshje thuajse kemi shënuar ne të parët, por për disa arsye jemi ndëshkuar më pas”.

PENGU – “Pengun mendoj se do ta zgjidhim, sepse pse jam duke punuar, dua të marr një titull kampion. E veçanta është se do të shkoj në një kampionat tjetër, por me shqiptarë dhe kjo është diçka e mirë, sepse merremi vesh, flasim të njëjtën gjuhë. Në çdo moment trajneri punën e tij e ka si një sfidë dhe kjo është një sfidë e re për mua. Është një sfidë, që besoj se do ta fitoj”.

OFERTAT – “Të jem i sinqertë, sa i përket Kukësit, kam pasur kontakt nga menaxheri i tij, jo nga presidenti. Në këto momente i thash “Jo”, sepse e di çfarë kërkesash ka Kukësi dhe nuk kisha kohën e përshtatshme për të arritur objektivin që ka ky ekip. Kështu e mendoj unë. Sa i përket Partizanit, nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk më ka kontaktuar asnjë nga drejtuesit e tij”.

KALIMI NË KOSOVË – “Kampionatin e Kosovës e kemi ndjekur ne TV, por më ka folur dhe djali, i cili  është te Liria e Prizrenit. Më bindi më shumë skuadra që ka Trepça, pasi është kampionia në fuqi. Kemi zhvilluar një ndeshje në Durrës dhe më ka pëlqyer për filozofinë e ndërtimit të lojës. Trepça nuk ka shumë diferencë me skuadrat e Superligës në Shqipëri”.

NDRYSHIMI ME SUPERIOREN – “Lojtarët mund të jenë më profesionistë se disa në Shqipëri sa i përket hirarkisë. Është një sfidë, që mendoj se do ta fitoj. Kemi bërë vetëm një bisedë me presidentin, kam kohën e mjaftueshme, pasi fillon më vonë, kam më shumë se 1 muaj kohë. Do të shoh gjatë kësaj kohe ku skuadra ka nevojë për përforcime. Janë 15 ndeshje, pra 45 pikë, një skuadër si Trepça do të hyjë në fushë për të marrë 3 pikët në çdo takim dhe nëse i marrim të gjitha pikët, jemi kampionë. Këtë duhet ta tregojmë në fushë. Jam me “këmbë në tokë”.

SHKËMBI DHE JOSA – “Në radhë të parë, më vjen mirë që në Kosovë shkojnë trajnerë shqiptarë, jemi të gjithë të një kobi. Do të jetë mirë që dhe në Superligë të ketë trajnerë kosovarë. Sa i përket dy kolegëve të mi, kam respekt për ta, njëri ka më shumë eksperiencë se unë, ndërsa tjetri më pak, por përligjin skuadrat që kanë. Do të jemi “armiq” për 90 minuta, por më pas do të jemi miq si gjithnjë”.

PËRBALLË ARTURIT – “Arturi nuk flet shumë, por këta janë më të rrezikshëm. Do ta vlerësoj maksimalisht, sepse nëse më mund dhe Arturi… Endri e mbajti fjalën, më mundi.”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.