Duro i kënaqur: Ekipi është i plotë, nuk duhen më përforcime

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, e ka vlerësuar shumë miqësoren me ekipin e të rinjve. Duro ka folur edhe për merkaton, si dhe largimet e pritshme nga skuadra. “Ndeshja e sotme ishte një test i rëndësishëm. Ishte në vijim të stërvitjeve që ne kemi zhvilluar në Vlorë. Në 45 minutat e para dhe të dyta patë lojtarë të ndryshëm në fushë, u provuan të gjithë. Provuam edhe lojtarët e rinj, të cilët unë në fakt i njihja. Jam i kënaqur me reagimin e skuadrës. Po ashtu jam i kënaqur me katër afrimet e reja. Ata janë lojtarë që kanë pasur minutazh. Pas kësaj ndeshje ne shkojmë tashmë drejt Turqisë për fazën përgatitore. Do të jetë pak e lodhshme, por kemi kohë që edhe të rikuperohemi.

“Do të zhvillojmë në Antalia edhe tre teste miqësore. Pak rëndësi ka se cilët do të jenë kundërshtarët, e rëndësishme është që ne t’i zhvillojmë. Merkato? Nuk do të ketë afrime të reja. Ekipi është i plotësuar, madje kemi mbi organikën. Më pëlqen fakti që është rritur konkurrenca në ekip me prurjet e reja. Përsa i përket largimeve, besoj nuk do të ketë, ky është ekipi im. Lojtarët janë nën kontrata, kushdo që të largohet mbetet në dëshirën e tij dhe të klubeve të interesuara. Unë nuk largoj njeri, pasi janë në kontratë”, ka konfirmuar Duro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online