Gjashtë afrime, Besa po ndryshon çdo ditë

Tre lojtarë nga Luftëtari, dy nga Kosova e një nga Teuta tregojnë se merkatoja e kavajasve s’ka të ndalur

Fatmir Efica

Besa e gjysmës së parë të kampionatit, duket një “nocion i harruar”. Imazhi jo dhe aq i mirë në rezultatet e shtatë ndeshjeve të fundit, ku kavajasit fituan vetëm një pikë, domosdoshmërisht duhet harruar njëherë e mirë. Tani, që nga data 5 janar kur ka startuar seanca e parë e stërvitjes, Besa e ka marrë shumë seriozisht atë kërkesë për të riformatuar vetveten në shumë aspekte. Kështu, për shkak të “boshllëkut” jo të vogël që kanë lënë disa lojtarëve të larguar tashmë si: Ariol Kaloshi, Marat Rexhepaj, Ervis Kaja, Erand Hoxha, Enea Isufi, Aldo Dërvishi, Mario Morina, Xhino Ngjela, Emrush Kaloshi, ka nisur procesi i rëndësishëm i afrimeve me të tjerë futbollistë. Ardhja fillimisht e portierit me mjaft përvojë Festim Miraka, në ditët e para të këtij viti dhe e dy mesfushorëve nga Luftëtari, Brixhild Brahimaj dhe Mikel Hoxha, qendërmbrojtësit durrsak Dejan Shehi apo kosovarët Bler Thaçi e Fajon Bushati kanë shtuar radhët me kualitet. Prurje që dëshmojnë se Besa po ndryshon përditë e më shumë. Këto gjashtë afrime deri më tani, duke llogaritur disa prej futbollistëve me shumë përvojë nga kontigjenti aktual si: Meglid Mihani, Skerdian Perja, Besmir Kullolli, Denis Biba, Veton Shabani, etj., pa nënvleftësuar kurrsesi edhe një grup futbollistësh të rinj me shumë perspektivë, duket se do të bëjnë Besën e gjysmës së dytë të kampionatit më të fortë dhe me ambicie.

STËRVITJA – Drejtuesit e Besës janë të vendosur për të kryer një fazë përgatitore me intensitet të plotë. Resurset natyrore në plazhin e Golemit krijojnë në këtë mot të mirë të këtyre ditëve që njëra seancë të kryhet atje e tjetra në aneksin stërvitor pasditeve. Nga sot do të nisë e ashtuquajtura minifazë dimërore për afro dy javë e cila konsiston në plotësimin e gjithanshëm, të kuadrit stërvitor të skuadrës për të marrë ngarkesat e nevojshme që do të jenë tepër të rëndësishme për të përballuar gjysmën e dytë të këtij sezoni. Në tre ditët e para, stërvitjet kanë shkuar mjaft mirë. Skuadra përditë e më tepër ka nisur një proces harmonizimi që do t’i shërbejë shumë për hapat e tjerë. Natyrisht që në këtë dy javorësh stërvitjesh speciale, Besa nëpërmjet edhe 2-3 ndeshjeve miqësore që ka planifikuar kërkon stabilizimin e situatës para gjysmës së dytë të sezonit.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online