Ndoshta ndikoi fakti që nuk u luajt në Lushnje, ose ndoshta e vërteta e hidhur është që Lushnja nuk ka fort lidhje me Superioren.
Sot në Fier Vllaznia e mundi 2-0, duke marrë 3 pikë komode dhe pa shumë sforcim.
Një ndeshje e dobët, me shumë pak raste për shënim dhe me një Lushnje që asnjëherë nuk u duk pranë fitores.
Jo se Vllaznia bëri mrekulli, por shkodranët me përforcimet verore kanë një fytyrë tjetër dhe natyrisht kanë eksperiencë të madhe, që i ndihmoi jo pak sot.
Në minutën e 30-të Gava çoi me kokë në portën e vet një kros jo shumë të rrezikshëm të Vllaznisë, një gol i dhuruar, që vendosi ndeshjen, sepse më pas Lushnja nuk pati forcë të reagonte.
Në pjesën e dytë Vllaznia e nisi shkëlqyeshëm, me Edon Hasanin që përfitoi duke çuar në rrjetë një top të grushtuar ndaj Gilman Likës. 2-0 dhe mirupafshim, Vllaznia mori 3 pikë të arta dhe Lushnja kthehet në shtëpi e dëshpëruar, duke zhgënjyer totaliasht tifozët që shkuan në Fier.
KRONIKA
91′ Ruço lëshon një gjuajtje mjaft të fortë, me fat Selimaj çon në këndore. Rast i mirë për Lushnjen.
88′ Pas shumë minutash mediokre e pa raste, Branica humbet një rast shumë të mirë, duke goditur keq me kokë, edhe pse i vetëm në zonë. Lushnje e dobët!
47′ GOL VLLAZNIA E nis fuqishëm skuadra shkodrane, sepse Edon Hasani gjen golin e dytë, duke çuar në rrjetë një top të grushtuar nga portieri Bejtje, pas gjuajtjes së fortë të Likës. Gol që në debutim në rikthimin te Vllaznia për mesfushorin!
45’+1 MBYLLET PJESA E PARË. Lojë e vakët e pa ritëm, dy skuadra që më shumë u mbrojtën, sesa menduan për sulmin. Vllaznia në avantazh, por jo dhe aq për meritë të vet, sesa për një gafë të Lushnjes.
45′ Faull në favor të Lushnjes, me topin që shkon drejt zonës. Portieri Selimaj kërcen, por topi i ikën nga duart dhe një mbrojtës shkodran largon nga vija fatale. Arbitri akordoi faull pro Vllaznisë, protesta lushnjare.
30′ GOL VLLAZNIA. Krosim në zonë, aty Gava me kokë devijon në portën e vet.
28′ Dy këndore rresht, Marku me kokë, godet jashtë.
1-20′ Lojë mesfushe, pa ide në sulm dhe pa rreziqe. Të dyja skuadrat luajnë me shumë kujdes
16.00 KA NISUR NDESHJA
E diel, 9 shtator 2017, Loni Papuçiu, Fier (16.00)
Lushnja – Vllaznia 0-2
Shënues: Gava 30′ aut., Hasani 47′
Lushnja: Bejte; Mone, Bizhyti, Xhafa, Magani; Shkullaku (Ruço 59′), Gava, Taullau, Branica; Canka, Sefa: Të gatshëm: Spaho, Bufasi, Premçi, Ruço, Alushi, Çela, Meto
Vllaznia: Selimaj; Gocaj, Gurishta, Orelesi, Marku; Hasani, Krymi, Kruja (Kalaja 80′), Vucaj (Bardulla 75′), Lika; Atsina. Të gatshëm: Sherri, Pjeshka, Çinari, Ribaj
Kartonë të verdhë: Mone 53′, Bizhyti 59′, Magani 74′ / Kruja 61′, Gurishta 65′, Orelesi 70′
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Emigers Ganxhi, Astrit Mahmuti, Andi Koçi