Lushnja “poker” ndaj Luzit 2008

LUZI 2008 – LUSHNJA 0-4

Shënues: Branica 18’, Sefa 26’, Pepa 85’, Bufasi 88’

LUZI 2008: A. Sula, E. Xeka, Mersini, Lecini, E. Sulaj, Kullolli, Baze, Misiri, Trimi, O. Xeka, Çullhaj. (U aktivizuan: Bushi, Efica, Sina, Kurti, Masha, Leka, Xhani, Isufi, Tatani). Trajner: I. Duro.

LUSHNJA: Bejte, Xhafa, Byzhti, Mone, Magani, Branica, Taullau, Gava, Canka, Sefa, Shkulaku. (U aktivizuan: Spaho, Bufasi, Premçi, Çela, Marku, Pepa, Ruço, Alushi, Vodo, Bakaj, Bano, Musaku). Trajner: A. Bano.

GJYQTARË: O. Çela, M. Sina, M. Biti (Lushnje)

Indrit Efica

Dy miqësore me lojë të mirë në pak ditë. Dhe Luzi 2008, duket se tani ka një skuadër dhe një grup të mirë. Madje, duke u ndeshur me Egnatian e Kategorisë së Parë dhe Lushnjen që do të luajë në Superiore, këto takime i kanë vlejtur shumë skuadrës periferike të Kavajës jo në aspektin e rezultateve. Shumë më tepër se sa kaq. Lushnja falë eksperiencës, dje diti të shënojë shpejt e më pas të administrojë me qetësi lojën. Luzi 2008 organizoi disa sulme të bukura në të dyja pjesët. Por, duke qenë se nuk arriti të shënojë që ta hapte më shpejt ndeshjen, në 5 minutat e limitit të saj është ndëshkuar nga dy episode që kanë ardhur nga mos vendosja mirë në goditjet standarde. Luzi ka marrë disa lojtarë nga Kavaja si: Misiri, Efica, Trimi, Leka dhe veçmas grupit ekzistues, puna e trajnerit Ilir Duro ka konsistuar në modelin e lojës më të organizuar në çdo repart. Lushnja veçmas anës fizike e tekniko – taktike, që janë përpunuar më së miri gjatë kësaj vere nga trajneri apasionant Artan Bano, ka edhe një numër futbollistësh me përvojë fantastike, që veçmas qetësisë e përqendrimit, janë të saktë dhe në manovrimet e tyre individuale duke bërë diferencën ndaj një skuadre modeste si Luzi 2008. Afro 300 tifozë që e ndoqën ndeshjen janë kënaqur me lojën e bukur, shpirtin e garës sidomos nga Luzi 2008, ndërsa kanë duartrokitur në jo pak raste edhe lojën e bukur të skuadrës myzeqare, që në Luz ka qenë përherë një ekip i mirëpritur.

Pas ndeshjes…

Ilir Duro, trajneri i Luzi 2008: “Për mua ka rëndësi loja e skuadrës dhe aspak rezultati. Sot, kemi luajtur edhe më mirë se sa në Rrogozhinë e kjo është shenjë e rritjes së besimit e motivimit të lojtarëve. Madje edhe e stilit bashkëveprues që ka mjaft rëndësi. Natyrisht na vlen të përfitojmë përvojë nga ekipe të tillë si Lushnja. Në kampionatin e ri, skuadra jonë do të jetë në garë me ekipet pretendente dhe do të dimë të konsolidohemi edhe më deri sa të afrojë starti i sezonit të ri”.

Artan Bano, trajneri i Lushnjes: “Kënaqësi që ndeshje të tilla kanë frymë korrekt dhe i falënderoj drejtuesit e Luzit për mikpritjen. Ne jemi në kulmin e punës sonë speciale, e të konsolidimit të veprimeve në të gjitha repartet. Ndjehem mirë që skuadra luan pa asnjë sforcim dhe dëshmon shumë nga niveli e pjekuria e saj, pa u influencuar nga emrat e kundërshtarëve që ka përballë. Kështu kam bindjen se do të jemi dhe në kampionatin e ri superior”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online