Lushnja gjen edhe portierin, ia merr Egnatias

Ndryshe nga të gjitha skuadrat e tjera të Kategorisë së Parë, Lushnja i ka nisur përgatitjet e saj për sezonin e ri, e njëherësh ka patur lëvizje në merkato. Pasi morën Endrien Maganin dhe Ledion Ruçon, lagunarët kanë gati përforcimin e portës me, Oltjan Haremin, i cili ka dy ditë që stërvitet me verdhejeshilët.

Këtë lëvizje të fundit e konfirmon për SportEkspres.com edhe trajneri Ilir Gjyla. “Haremi është një portier me eksperiencë dhe ne mendojmë se do japë kontribut në realizimin e synimeve të Lushnjes për sezonin e ri. Ka nënshkruar për Lushnjën”, deklaroi tekniku Gjyla.

Që nga viti 2011, 26-vjeçari Haremi ka qenë pjesë e Lushnjes për gjashtë sezone resht, ndërkohë që në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Egnatias. Në sezonin e kaluar luajti 26 ndeshje si titullar dhe ky është një rikthim i tij te skuadra ku edhe e nisi karrierën. 

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *