Lumturohet me golin e Hysajt, presidenti Duka: Më vjen mirë për formën e shkëlqyer, Kombëtares i nevojitet klasi i tij

Elseid Hysaj ka rigjetur sërish formën e tij më të mirë me Napolin, duke na kujtuar sërish periudhën e artë kur ishte nën drejtimin e Sarrit. Mbrojtësi shkodran gjeti më në fund edhe golin e tij të parë në Serie A, që kishte 6 vjet që mungonte. Me një goditje të bukur nga jashtë zonës Hysaj do të dërgonte topin në rrjetë që në minutën e 8-të, në ndeshjen e djeshme kundër Sasuolos të përfunduar në shifrat 2-0.

Vlerësimet nuk kanë munguar në adresë të tij, ndërsa edhe vetë kreu i FSHF-së, Armand Duka, ka shprehur lumturinë e tij për golin e kapitenit të kombëtares shqiptare. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, presidenti i Federatës Shiqtare të Futbollit uron Elseid Hysaj për formën mjaft të mirë të shfaqur së fundi, teksa thekson dëshirën për të vazhduar në ritme të tilla, pasi po afrojnë edhe ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë në Nations League.

“I lumtur për golin e parë me Napolin në Serie A të Elseid Hysajt! Një realizim i shkëlqyer nga mbrojtësi shkodran, që ndihmoi skuadrën të merrte atë fitore 2-0 ndaj Sassuolos. Më vjen mirë që e pashë në formë të shkëlqyer dhe uroj të vazhdojë kështu, sepse në shtator Kombëtarja shqiptare nis aventurën e saj në Nations League dhe kuqezinjtë do të kenë nevojë edhe për klasin e tij! Edhe një herë, shumë urime”, shkruan Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online