Del verdikti i Gjykatës Sportive italiane/ Pavarësisht se nuk u ndëshkuan me të kuq, katër lojtarë të Serisë A nuk do luajnë

Java e 36-të e Serisë A filloi të premten në 24 korrik dhe të shtunën 25 korrik, ku u zhvilluan 4 ndeshje. Në këto përballje askush nuk u largua nga fusha me karton të kuq, megjithatë Gjykata Sportive italiane do të pezullojë 4 lojtarë për raundin e 27-të të Italisë. Të enjten, 28 Korrik ora 21:45, do të luhet supersfida Inter-Napoli, në një ndeshje ku zikaltërit do të shkojnë pa lojtarin e tyre, Roberto Gagliardini, ndërsa napoletanët do të vuajnë mungesën e lojtarit kryresor të tyre, Dries Mertens.

Dy të tjerët që do të mungojnë ndeshjen e ardhshme janë Daniele Dessana i Brescias dhe Rafael Toloi që aktivizohet në radhët e Atalantës. Përveç të skualifikuarë ve, Gjykata Sportive ka vendosur një paralajmërim ndaj Lucas Biglia(Milan) dhe Andrea Pepetti(Brescia). Dënimt nuk i ka shpëtuar edhe doktori i Milanit, i cili u ngrit nga pankina dhe kontestoi me zë të lartë dhe veprime të pahijshme një vendim të arbitrit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online