Pas Piolit është radha e Ibrahimoviç, zbulohen detaje për rinovimin e sulmuesit suedez

Milani ka bërë një kthesë të paparashikueshme që pas ndërprerjes për shkak të pandemisë. Kuqezinjtë kanë qenë të pathyeshëm këto ndeshje, duke bërë që Pioli të bindë drejtuesit dhe të konfirmohet në stol edhe për sezonin e ardhshëm. Milani ka filluar që tani të mendojë për edicionin 2020-2021, për këtë arsye po tentojnë rinovimin me lojtarët që i mendojnë pjesë të projektit.

Nëse e ardhmja e Ibrahimoviç do të kishte dilema, tashmë “djajtë” japin një shenjë se dëshirojnë bashkëpunimin me suedezin edhe për një tjetër vit. Palët janë ulur për të diskutuar rinovimin bën me dije eksperti i merkatos, Xhanluka Di Marzio.

Sulmuesi 38-vjeçar e ka bërë të qartë se është i gatshëm ta veshë fanellën e Milanit edhe për sezonin që do të vijë, ndërsa nga ana tjetër drejtuesit e klubit Italian i kanë theksuar Ibras që kërkesat e tij të mos jenë të ekzagjeruara, megjithëse te Milani dëshirojnë që ta kënaqin nga ana financiare. Me shumë mundësi shifra prej 6 milionë eurosh neto, që ishte e përcaktuar në kontratën e skaduar në rast rinovimi, do të jetë ajo të cilën Zllatan Ibrahimoviç do të arkëtojë në fund të sezonit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online