Lulaj: Lojtarët me eksperiencë na ndihmojnë, gati kur të ketë nevojë trajneri

Bruno Lulaj është një nga lojtarët që këtë edicion pritet të ketë më shumë hapësirë tek skuadra e Skënderbeut, mbrojtësi, i cili sezonin e shkuar u aktivizua në Laç, pasi u huazua nga korçarët tani duket se ka marrë eksperiencën e duhur për të qenë pjesë e kampionëve.
Vetë Lulaj në një intervistë për “RTSH Sport” thekson se gjërat po shkojnë mirë në Korçë, por ai është i vetëdijshëm se ka ende për të mësuar.

“Të marrësh shtatë pikë besoj se është një ecuri pozitive. Jemi një grup i ri. Kërkojmë që të marrim maksimumin në çdo ndeshje. Objektivi ynë është ndeshja e radhës. Ne duam që në çdo ndeshje të marrim maksimumin”.

“Konkurrenca është e madhe tek Skënderbeu. Edhe pse ka shumë lojtarë të rinj ka shumë lojtarë me eksperiencë që na ndihmojnë ne lojtarët e rinj. Ne kemi për detyrë që të punojmë gjatë gjithë javës dhe të jemi të gatshëm në momentin që trajneri do na aktivizojë. S’ka rëndësi minutazhi, por të ndihmojmë ekipin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *