Luksi i të qenit kampion/ Teuta është shumë pranë grupeve në “Conference League”, për herë të parë një ekip shqiptar është favorit në “Play Off”

Teuta u shpall kampion në sezonin e shkuar në Superiore dhe ky sukses u shënua në historinë e futbollit durrsak. Por ndoshta nuk do të mbyllet vetëm këtu pasi ekipi i Martinit ka mundësinë e artë për të mbërritur në grupet e Conference League. Nëse ekipet e tjera shqiptare janë përballur me skuadra nga më të njohurat në Europë, ky nuk ishte rasti i Teutës sa i përket “Conference League”.

E favorizuar për shkakun se vinte si kampione dhe nga “Champions League”, durrsakët kanë evituar emra të mëdhenj të Europës. Kundërshtari i radhës për ta është Shamrock Rovers që sipas “Transfermarkt” vlen vetëm 2.16 milionë euro, ndërsa Teuta po sipas “Transfermarkt” vlen në total 4.78 milionë euro.

Për herë të parë kur jemi në fazat e fundit të Europës kemi një ekip shqiptar që shihet si favorit ndaj kundërshtarit duke marrë parasysh letrën. Sa i përket rivalit në fazën e fundit të “Play-Off” nuk do të jetë i vështirësisë maksimale. Nëse kalohet Shamrock, Teuta do të përballet me humbësen e çiftit Omonio-Flora Tallin që vjen nga Europa League.

Pra sipas të gjitha gjasave do të jetë Flora Tallin si kundërshtari i fazës së fundit në “Play Off”. Kundërshtari estonez vlen në total vetëm 4.55 milionë euro dhe sërish lihet mbrapa Teutës. Për herë të parë do të kemi favorizimin e skuadrës që vjen nga Superiore edhe në fazën e fundit të Play-Off. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online