E FUNDIT/ Hidhet shorti i “Play-Off”! Teuta ka fatin me vete, Laçi ka “mallkimin” e goglave dhe gjen rivalin nga “Eredivisie”

Vetëm pak minuta më parë është mësuar edhe shorti për turin “Play-Off” në “Conference League”. Ekipet shqiptare që kanë mbërritur në turin e tretë të këtij kompeticioni kanë mësuar rivalët e mundshëm në fazën e fundit para grupeve, ku fillimisht Laçi dhe Teuta duhet të kalojnë me sukses përkatësisht Anderlehtin dhe Shamrock.

Kështu, nëse Teuta arrin që të kalojë Shamrock atëherë do të ndeshet me humbësen e çiftit Omonia-Flora Tallin që vjen nga turi i tretë i Europa League. Sipas të gjitha gjasave durrsakët do të përballen me Flora Tallin në fazën e fundit të “Conference League” dhe ky rival është mëse i kalueshëm.

Ndërkohë Prishtina nëse arrin që të kalojë me sukses Bodo Glimt, do të ndeshet me humbësen e çiftit Mura-Zalgiris. Sa i përket Laçit, për kurbinasit vazhdon “mallkimi i goglave”. Ekipi i Duros ka gjetur kundërshtarin më të vështirë pasi sipas të gjitha gjasave do të përballeshin me Vitesse nga “Eredivisie” nëse kalojnë Anderlehtin. /Sport Ekspres/

Humbësi i Mura-Zalgiris do të luajë kundër fituesit të Prishtina-Bodo G

Humbësi i Omonia-Flora Tallin do të luajë kundër fituesit të Shamrock-Teuta

Fituesi i Laçi-Anderleht do të luajë kundër fituesit të Vitesse-Dundalk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online