Jo vetëm që na mundi Luksemburgu, por “çiliminjtë” e kësaj skuadre, sepse në analizën e bërë sipas moshës së futbollistëve të aktivizuar, rezulton se mosha mesatare ishte 22,5 vjeç dhe shumë elementë të rinj. Në fakt, Luksemburgu kishte që në shtator të vitit të shkuar që nuk shënonte më shumë se sa një gol, pasi atëherë realizoi 3 të tillë në sfidën kundër Bullgarisë.
Sakaq, dy autorët e golave, Turpel dhe Malget, luajnë me Dudelanzhin, skuadrën vendase. Kjo është hera e dytë që Luksemburgu mposht Shqipërinë në një ndeshje zyrtare, në plot shtatë përballje mes dy skuadrave. Në fakt, edhe rezultati është identik dhe ishte viti 2011 kur skuadra luksemburgeze do të na mundte 2-1 në sfidën e fundit kualifikuese në grup. Skuadra e drejtuar nga Josip Kuzhe arriti të realizonte vetëm me Erjon Bogdanin.
Bilanci me Luksemburgun
Miqësore
Viti 2002 Luksemburg-Shqipëri 0-0
Viti 2016 Luksemburg-Shqipëri 0-2
Viti 2017 Luksemburg-Shqipëri 2-1
Kualifikueset e Europianit
Viti 2007 Shqipëri-Luksemburg 2-0
Viti 2007 Luksemburg-Shqipëri 0-3
Viti 2010 Shqipëri-Luksemburg 1-0
Viti 2011 Luksemburg-Shqipëri 2-1