Ballisti, ironi me “Skënderbeun” e De Biazit!

Tifozi i shumëpërfolur i kombëtares, Ismail “Ballist” Morina, i cili u bë i famshëm pas dronit me banderolën “AUTOCHTHONOUS”, që lëshoi mbi stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri më 14 tetor 2014, ka ironizuar me trajnerin Xhani De Biazi pas humbjes 2-1 në miqësoren ndaj Luksemburgut. “Dikur ‘Zotri’ De Biasi e hapte fjalimin e tij tek Shkolla e Bashkuar në mbrëmjen GALA të organizuar nga presidenca menjiherë pas kualifikimit në Armeni kshu: fitoren nuk ua solla unë, atë e gjeta mes jush…..unë atë ditë e ndiqja direkt nga qelia e burgut me nji djalosh nga Vlora dhe nji tjetër djalosh nga Mirdita,dhe papritmas gardiani i burgut që po shihte nga dritarja e vogël e derës së qelisë bërtet me nji vendosshmëri të paparë: ta ‘gzojm SKENDERBEUN e ri djema’!

‘SKENDERBEU i RI’ asokohe kishte pushtuar zemrat e milionave shqiptarëve me shpatën e tij prej drurit.

Ndërsa sot nën petkun e tifozit deklarohem si më poshtë: Luxenburgun nuk ua solla unë, atë e gjeta mes jush!! ‘Gzuar,gzuar,gzuar!!’”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online