Luga komenton dramën e Superiores: Deklaratat në distancë mes ekipeve? Prandaj duhen arbitrat e huaj

Në këto ndeshje të fundit të kampionatit është hedhur gjithmonë e më tepër ideja për të marrë arbitra të huaj. Situata është bërë dramatike sa i përket luftës për titullin kampion atje ku janë katër ekipe që pretendojnë vendin e parë, ndërsa edhe për mbijetesë gara është e ndezur.

Së fundmi ka edhe një betejë më vete në media ku janë të përfshirë të katëra ekipet që duan titullin kampion. Për këtë arsye, trajneri Ergys Luga që ndodhet në Kinë kërkon arbitrat e huaj. Në prononcimin e dhënë për “Sport Ekspres”, Luga është shprehur se Teuta dhe Partizani janë një hap më para drejt trofeut edhe për shkakun e kalendarit.

“Kalendari favorizon Teutën dhe Partizanin, por ka garë akoma edhe për Vllazninë me Laçin. Duhet treguar kujdes sa i përket “Fair-Play” jashtë fushe. Fenomenet shqiptare kanë favorizuar gjithmonë ekipet e nxehta. Kampionati shqiptar është treguar spektakolar në renditje, po ka pasur luhatje në aspektin tekniko-taktik. Gara ka kaluar tek deklaratat, por bazuar tek to, jam i mendimit që arbitrat duhet të merren nga jashtë që mos të ndodhin problemet që gjenden në Shqipëri”, ka thënë Luga. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online