VIDEO/ Baloteli i shënon golin “më të ëmbël”! Elhan Kastrati lë në Serinë B ekipin e Berluskonit dhe Boateng

Monza e Berlusconit ku luajnë emra si Baloteli dhe Boateng, shkoi shumë pranë kualifikimit në finale të Play Off sa i përket ngjitjes në Serinë A, teksa mposhti 2-0 Cittadellan. Kjo skuadër duhej të fitonte 3-0, pasi kishte humbur me këtë rezultat në ndeshjen e parë, por pavarësisht përpjekjeve nuk arritën ta bënin kthesën e madhe. Mario Balloteli shënoi një gol, duke treguar se vazhdon të jetë një lojtar kyç në të gjitha skuadrat që ka luajtur.

Tek skuadra e Citadellas u aktivizua portieri shqiptar Elhan Kastrati, i cili tashmë do të luajë në finale ndaj Venezias, ku fituesja do të ketë mundësinë të ngjitet në Seria A. 24 vjeçari ishte mjaft i lumtur pas përfundimit të sfidës, duke festuar në menjëherë me shokët e skuadrës. Nëse gjithçka shkon sipas planit, mund të kemi një tjetër shqiptar në ligën elitare italiane. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online