Luftëtari pa Abazajn, Rroca: Me këtë lojë, ne në Europë!

Luftëtari ka filluar përgatitjet për ndeshjen me Kamzën. Kur kanë mbetur edhe pesë javë nga përfundimi i kampionatit, Luftëtari është shumë afër pjesëmarrjes në Evropë dhe i duhet që të grumbullojë pikë të tjera për të mos zbritur nga vendi i tretë. Me katër pikë më shumë se Partizani, shtatë më shumë se Laçi e Flamurtarit nuk është se gjirokastritët e kanë siguruar vendin e tretë, pasi janë edhe 15 pikë në lojë. Në vazhdim Luftëtari do të luajë në Gjirokastër me Partizanin dhe Skënderbeun, ndërsa në transfertë luan kundër Kukësit dhe Lushnjës. Kështu bluzinjtë kërkojnë të mos dalin pa pikë nga ndeshja me Kamzën. Në stërvitjen e djeshme kanë qenë prezent gjithë futbollistët, ndërkohë që mungesa e vetme në Kamzë do të jetë ajo e Kristal Abazajt, i cili ka plotësuar e numrin e kartonëve të verdhë. Vasil Shkurtaj pritet të jetë titullar, pasi e ka kaluar plotësisht dëmtimin. Xhekson, i dëmtuar një ditë para takimit me Flamurtarin, ashtu si edhe Ramadani e Rapa që dolën nga loja të dëmtuar, do të jenë të gatshëm ndaj Kamzës.

FANTAZISTI

Eduart Rroca, i cili konsiderohet si një fantazist, është një prej lojtarëve titullarë te skuadra gjirokastrite, duke u aktivizuar në 28 takime nga 31 që ka zhvilluar deri më tani Luftëtari. Për situatën e tanishme dhe pjesën e mbetur të këtij sezoni, mesfushori 24-vjeçar ka deklaruar: “Jemi duke ecur në rrugën e duhur dhe me lojën që zhvillojmë jemi shumë pranë Europës. Vërtet nuk janë shumë katër dhe shtatë pikë që kemi diferencë me ekipet që na rivalizojnë, por do të grumbullojmë pikë të tjera. Do të kërkojmë rezultat pozitiv që në ndeshjen me Kamzën dhe pastaj të flasim për objektivin në ndeshjet e tjera. Qëllimi ynë është që në fund të kampionatit të përfaqësohemi me  fanellën e Luftëtarit në Kupat e Europës. Me cilësitë e lojtarëve, shokëve të mi, klubit dhe presidentit Grigor Tavo, mbështetjen e sportdashësve, kemi bërë mirë në çdo ndeshje, kjo edhe falë punës së stafit teknik, me në krye trajnerin Hasan Lika. Personalisht më duhet të pohoj se kam oferta nga klube jashtë dhe brenda kampionatit shqiptar. Jam në kontakte me disa klube, por pas përfundimit të kampionatit dhe ndeshjeve të Ligës së Europës, nëse do të marrim pjesë, do të vendos për të ardhmen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online