Deklaratat e Mziut, pse nuk reagon askush?

Kryebashkiaku i Kamzës del e flet hapur për tolerime ndeshjesh. FSHF-ja dhe Prokuroria duhet të marrin masa dhe minimalisht ta thellojnë më shumë çështjen

“Çudia më e madhe 3 ditë zgjat”, – themi rëndom. Në fakt, në vendin tonë të çudirave, anormalja ka kohë që ka marrë epitetin e normales. Së fundmi, në futbollin tonë të mrekullueshëm dhe të pastër, Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, del dhe flet pa frikë për tolerime dhe përcaktime ndeshjesh. Ai deklaroi se Vllaznia fitonte me Laçin 1-0 dhe kishte informacione se skuadra shkodrane ja kishte kaluar premion kurbinasve për të fituar, ndërsa më herët, Mziu me zë dhe figurë deklaroi se Teuta fitonte me Laçin dhe për këtë të gjithë mund të vinin bast.

Ai qëlloi dy herë në shenjë, ndoshta fati i fillestarit, ndoshta si një person “i mirinformuar”, por në të vërtetë deklaratat e tij janë shumë shqetësuese dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Mziu, pasi gjeti rezultatin e Vllaznisë dhe Laçit, u krekos me deklaratën tjetër për ndeshjet e ardhshme të Superiores: “Do të tregoj rezultatet dhe për ndeshjet e tjera të mbetura”, – shprehet ai.

Në fakt, deklaratat e tij duhet të sjellin panik, pasi nuk vijnë nga tifozët e thjeshtë në shkallët e stadiumit, por nga njerëz me pozita të rëndësishme, që me deklaratat e tyre ndihmojnë për të “minuar” dhe atë pak besim që ka mbetur në Superioren tonë. Shkallët e zhveshura thuajse në çdo stadium janë treguesi i qartë. Megjithatë, Mziut duhet t’i themi ‘faleminderit’ që ka guximin të përballet dhe të shprehë hapur informacionet që ka. Njerëz të guximshëm që denoncojnë na nevojiten për të ecur përpara, por duhet të flasin hapur, jo me një batutë e të fshihen. Në gjithë këtë mesele, Federata Shqiptare e Futbollit dhe Prokuroria e Përgjithshme çfarë pozicioni duhet të marrin? Minimalisht duhet të reagojnë.

FSHF-PROKURORIA – Asnjë reagim nga Federata Shqiptare e Futbollit që gjen kohë të reagojë pas akuzave të Partizanit, por nuk e sheh të arsyeshme të shkruajë asnjë radhë për fjalët e Mziut që përbaltin vërtetë futbollin tonë. Minimalisht, drejtuesit e FSHF-së duhej të reagojnë dhe të marrin iniciativën për të hapur një çështje në lidhje me këto deklarata. Nga krahu tjetër, Prokuroria e Përgjithshme duhet të hapë një dosje të re me deklaratat e Mziut dhe minimalisht ta pyesë për më shumë. Ku i dihet, mbase Kryebashkiaku mund të zbulojë shumë prapaskena që mund të tronditin futbollin shqiptar, ose minimalisht mund t’i “kyçin” gojën për këto aludime të pabaza. Në çdo vend normal, deklaratat e Xhelal Mziut do të vinin në lëvizje një strukturë të gjerë njerëzish, por në vendin tonë nuk ndodh diçka e tillë. Media, si e keqja e gjithmonshme për çdo klub në Shqipëri, duhet të reagojë fuqishëm për të marrë hapa në lidhje me deklaratat e Mziut. Zotërinj, boll u fshehët pas perdes, nëse doni të reagoni: bujrum, ja ku e keni rastin konkret!   

2 thoughts on “Deklaratat e Mziut, pse nuk reagon askush?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online