Luftëtari nuk trembet, kërkon 3 pikët në Vlorë

Klubi gjirokastrit refuzoi shtyrjen e ndeshjes për të hënën, pasi duhej të njoftohej më parë. Luis Curbelo: Me këtë grup përballojmë çdo kundërshtar

Gëzim Beqiri

Stërvitje pa shumë ngarkesë fizike, më shumë përvetësim të skemave taktike dhe gjuajtjeve në portë. Ky ishte programi i Luftëtarit një ditë para se të udhëtonte drejt Vlorës për takimin e sotëm, që do të zhvillohet në stadiumin “Flamurtari”, në orën 17:00. Drejtuesit e Flamurtarit kërkuan shtyrjen e ndeshjes për të hënën, për shkak të fushës, por gjirokastritët nuk ranë dakord, sepse njoftimi duhej bërë më parë. Sipas tyre, ekipi tashti është përgatitur dhe nuk mund të luajë me ditë vonesë, pasi ky është një faktor, që ndikon në aspektin psikologjik te lojtarët.

STAFI – Ndihmëstrajneri i Luftëtarit, Luis Curbelo, ka dalë dje në një konferencë për shtyp, ku ka komentuar ndeshjen e sotme në Vlorë: ”Ekipi është në gjendje shumë të mirë. Jemi përgatitur si duhet gjatë gjithë javës për të marrë rezultat ndaj Flamurtarit, që e dimë prej kohësh se është një skuadër me shumë traditë e emër në futbollin shqiptar. Shkojmë për të marrë tri pikët. E dimë çfarë duhet të kërkojmë në këtë ndeshje. Me këtë grup futbollistësh që kemi dhe përgatitjet që kemi zhvilluar, nuk i trembemi asnjë skuadre. Flamurtari ka mënyrën e vet të lojës,por edhe ne kemi “armët” tona për të fituar dhe jo vetëm ndaj Flamurtarit. Sezonin e shkuar Luftëtari ka marrë vetëm një pikë ndaj Flamurtarit, por tani janë situata të tjera. Flamurtari nuk është ai i vitit të kaluar, ka ndërruar shumë lojtarë, vjen më i përgatitur dhe lart moralisht, por do të kërkojmë fitoren”, – ka theksuar Curbelo. Ai ka pohuar se formacionin do ta bëjë me dije pak para fillimit të ndeshjes, si në rastet e tjera. Sipas tij, vetëm Zguro mbetet jashtë formacionit, sepse vazhdon të jetë i dëmtuar. Të gjithë futbollistët e tjerë janë të disponueshëm për t’u aktivizuar.

Formacioni i mundshëm i Luftëtarit, 4-2-3-1

 Miraka – Toledo, Beqiri, Rapa, Rapo –   Aleksi, Ramadani – Bregu, Brahimaj, Rroca –  Abazaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online