Luftëtari me probleme, merr portierin e të rinjve në stol

Luftëtari ka nisur sot kampionatin dhe duket se skuadra vazhdon të jetë në formim e sipër, sepse ende ka lëvizje në ekip dhe priten afrime e largime.

Kundër Kastriotit titullar në portë ishte Shkëlzen Ruçi, ndërsa ra në sy prania në stol e portierit të ri Andrea Shumeli, i cili do ta mbajë mend përgjithmonë ditën e sotme, sepse për herë të parë bëhet pjesë e ekipit të parë të Luftëtarit.

Shumeli është grumbulluar për ndeshjen hapëse të kampionatit për shkak se portieri Ilia Melkas me sa duket nuk është regjistruar ende, ndërsa portieri i ardhur këtë verë nga Zvicra, Hërvoje Bukovski, është fshirë nga lista për sezonin e ri, edhe pse është nën kontratë dhe nuk do të largohet pa paguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *