Luftëtari “humb pjesët”, largohet edhe një

Luftëtari humbet një tjetër titullar, lojtar “xhol” për çdo trajner që stërviti bluzinjtë në këto katër vite. Oltion Rapa, lojtari polivalent i gjirokastriteve, ka deklaruar sot mbylljen e bashkëpunimin me Luftëtarin dhe kjo ndodh pas katër sezonesh.

“Si çdo fillim ka dhe një fund, ndaj dhe sot ka ardhur momenti, pas 4 vitesh të mrekullueshme dhe të paharrueshme si lojtar i Luftëtarit. Ka qenë një privilegj dhe nder që kam veshur dhe luftuar për atë fanellë. Ndaj, para se të them mirupafshim, doja të falënderoja së pari presidencën, gjithë stafet teknike që kam punuar, pa përjashtim gjithë çunat e gjithë këtyre viteve që kemi punuar së bashku si një familje e madhe, gjithë tifozërinë e mrekullueshme të Luftëtarit, që na kanë mbështetur në çdo moment, duke lënë shumë miq të veçantë dhe shumë kujtime të bukura në jetën time . FALEMINDERIT GJIROKASTRA. Me Respekt, OLTI RAPA, MIRUPAFSHIM!”, shkruan Rapa në llogarinë e tij në “Facebook”.

Rapës i kishte përfunduar kontrata dhe tashmë pritet të mësohet skuadra e tij e re. Ofertat nuk i kanë munguar, si nga ekipe të kampionatit shqiptar, ashtu edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Mbetet të mësohet se ku do ta vazhdojë karrierën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online