Ndoshta askush s’e ka kuptuar ende se për çfarë është mbledhur Komisioni i Etikës, ose ndoshta të gjithë bëjmë rolin e strucit në këtë vend… Dakord, pra, faktet janë këto këtu dhe jo ato që thuhen nëpër kafe dhe muhabete mes miqsh… Në Europë, këtë verë, do të luajnë këto skuadra: Kukësi në Champions League, Skënderbeu, Partizani dhe Tirana në Europa League. Asgjë s’do të ndryshojë në renditjen e sivjetshme dhe asnjë skuadër s’do të mund të zërë vendin e këtij apo atij. Luftëtari & Co, pra ata që presin dhe mbajnë sytë nga një tavolinë e përbërë nga katër burra, atëherë janë jashtë rruge… Shtyrja e vendimit të Etikës nuk ndikon me renditjen e këtij sezoni, por me atë të sezonit të shkuar, ndoshta. Dhe, për atë, Skënderbeu nuk luajti në Europë, në Champions, duke u zëvendësuar nga Partizani.
Skenari – Vetëm një skenar qëndron dhe ai ka të bëjë me heqjen e pikëve të klubit korçar për kampionatit e shkuar. Sigurisht, nuk jemi as juristë dhe nuk jemi as pjesë e Etikës, duke cilësuar provat që UEFA mori përsipër dhe më pas që u dërguan në KAS si absolute. Fakti është që Skënderbeu u dënua pas një vendimi administrim dhe jo disiplinor. Praktikisht, ishte paralajmërim me 1 edicion mospjesëmarrje. Në rast se do të kishte zëra të përsëritur, atëherë Skënderbeu rrezikon 5 vjet ose, nëse UEFA rihap një dosje të mbyllur, për momentin.
Sa i përket federatës shqiptare të futbollit, ajo duhet të nxisë Etikën të dalë në një vendim dhe ky vendim mund të jetë edhe një “jo vendim”, ose ndryshe “vrimë në ujë”. Mund të jetë edhe titulli i vitit të shkuar që i kalon Partizanit, si pjesmarrës edhe në Champions, por rënia në kategori e klubit korçar do të ishte padiskutim një tronditje e madhe e futbollit shqiptar, duke na kthyer edhe 10 vjet të tjera mbrapa, për të vetmin fakt se deri më sot, çudia më e madhe tre ditë ka zgjatur.
PS: për ata që s’e dinë, pjestarët e Etikës, përjashtim të njërit, janë persona që me futbollin kanë të bëjnë ashtu sikurse një berber me picierin…
PER ANETARET E ETIKES MIRE E KINI GJETUR SHPREHJEN, PO JU KU EGJENI VETEN? TE KUJTOJ SE SKENDERBEU NUK ESHTE DENUAR POR PEZULLUAR PER THASHETHEME DHE ATO NUK KANE LIDHJE ME KAMPIONATIN POR ME THENIET E NJE BERBERI IRLANDEZ. SIPAS ASAJ QE SHKRUANI NE BAZE TE QE LEH ATJE KU TE SHTIEN EDHE PARTZANI DUHET PENALIZUAR ME PIKE. ESTRADA QE BERI ME DURRESIN DHE ME LACIN DUHEN VLERESUAR NJELLOJ. PRANDAJ BOLL ME PALLAVRA DHE KETO PRESIONE PER T’JU MARE ME “SY” TE MIRE AI QE JU MBAN PER TE LLAPUR.