Luftëtari befason, firmos me Jakovljeviç

Ivan Jakovljeviç është zyrtarisht një futbollist i Luftëtarit. Klubi gjirokastrit ka mbyllur sot marrëveshjen me mbrojtësin serb, i cili ka pasaportë kosovare, duke qenë se ka lindur në Prishtinë.

Jakovljeviç erdhi në Shqipëri para një viti, për llogari të Flamurtarit, ku ishte titullar gjysmën e dytë të sezonit të shkuar, por u ul shpesh në stol në sezonin e ri. Paga e tij e lartë, mbi 4000 euro në muaj, ishte një arsye që çoi te ndarja nga Flamurtari, përveç faktit që trajneri Shpëtim Duro nuk e preferonte, për shkak të lojës së ashpër dhe gabimeve në mbrojtje, si dhe mungesës së qetësisë në disa momente.

Gjithsesi, aftësia për të luajtur në të djathtë dhe në qendër të mbrojtjes e bënë Jakovljeviç të kërkuar në Superiore, por Vllaznia hoqi dorë për shkak të kostos së madhe të lojtarit, i cili duket se është bindur nga Luftëtari, edhe pse nuk ofrohen detaje mbi anën financiare të kontratës, që është 1,5-vjeçare.

Është një tjetër lëvizje në aksin Vlorë-Gjirokastër, sepse ditët e fundit kanë shkuar në Gjirokastër edhe David Bocaj e Alesio Hyseni, ky i fundit i huazuar deri në fund të sezonit. Mund të kishte pasur edhe lëvizje të tjera, por Dejvi Bregu refuzoi të lëvizte për në Vlorë dhe Flamurtari bllokoi Lejdi Liçajn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online