Flamurtari nis punën në Turqi, Hyseni shkon te Luftëtari

Vlonjatët kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore në Antalia. Mesfushori Klaudio Hyseni do të kalojë te gjirokastritët për gjashtë muaj

Flamurtari ka mbërritur në Antalia, ku ka zhvilluar edhe një seancë të lehtë gjatë pasdites së djeshme. Pavarësisht udhëtimit të lodhshëm drejt Antalias, që nisi në orën 4 nga Rinasi, trajneri Shpëtim Duro nuk ka dashur t’i lërë pushim të tijtë. Lojtarët kanë dalë në stërvitje, ndërsa sot programi vazhdon me dy seanca në ditë. Skuadra është akomoduar në hotelin “Voyage Belek”, ndërsa stërvitja kryhet vetëm pak metra më tutje, në fushat e “Max Royal”, që janë nën administrimin e dy kompanive turke, që financojnë Flamurtarin. Edhe një vit më parë skuadra vlonjate ishte akomoduar pikërisht në të njëjtin resort në Antalia. Flamurtari do të luajë këtu disa ndeshje miqësore, por ende nuk janë konfirmuar kundërshtarët. Miqësorja e parë, sipas  informacioneve nga klubi kuqezi, pritet të luhet pas tri ditësh përgatitje në Turqi.

Ivan Jakovljeviç është i larguar zyrtarisht nga Flamurtari, por jashtë listës për fazë përgatitore kanë mbetur edhe Haxhi Neziraj e Ergis Mersini. Neziraj ka qëndruar në Vlorë, duke vijuar përgatitjet me U-19-ën e Flamurtarit, ndërsa Mersini është në kërkim të një tjetër aventure në kampionatin shqiptar.

MERSINI – Mbrojtësi gjirokastrit, i ardhur ashtu si Neziraj gjatë janarit të kaluar në Vlorë, konfirmon se për momentin nuk ka ende asgjë konkrete. “Jemi në periudhë merkatoje dhe fakti që nuk isha pjesë e skuadrës në fazë përgatitore në Turqi, ka bërë që zërat të jenë të shumtë, por për momentin nuk ka asgjë konkrete. Nuk kam mbyllur ende asgjë me Flamurtarin, sepse janë disa procedura për tu kryer, ndaj nuk mund të them më shumë”, – sqaroi shkurt Mersini. Kamza dhe Vllaznia janë interesuar për lojtarin në fjalë, i cili nuk dëshiron të nxitohet.

NEZIRAJ – Kurse mesfushori Haxhi Neziraj ka preferuar të qëndrojë në Vlorë dhe të stërvitet me 19-vjeçarët, pas dhënë asnjë deklaratë në lidhje me situatën e tij. Mersini dhe Neziraj u bënë pjesë e Flamurtarit janarin e kaluar, ku i pari erdhi nga Luftëtari dhe i dyti nga Lucerna e Zvicrës. Por aventura e tyre nuk ka zgjatur më shumë se një vit në Vlorë. Me Nezirajn situata është pak më e kompletuar, pasi ai nuk e pranon prishjen me marrëveshje të kontratës. Një situatë e ngjashme me atë të mesfushorit kosovar Shkodran Metaj para pak sezonesh.

HYSENI-TUNGARA – Në Antalia, ashtu si Flamurtari, po stërvitet aktualisht edhe Luftëtari, ku duket se ka kaluar tashmë një nga lojtarët e ekipit vlonjat. Bëhet fjalë për mesfushorin Alesio Hyseni, i cili do të kalojë në huazim te skuadra gjirokastrite për pjesën e mbetur të sezonit. Hyseni ka nisur fazën përgatitore me Flamurtarin, sepse ishte pjesë e listës së publikuar nga klubi. Por, duke parë minutat e pakta që ka pasur në dispozicion, është menduar për huazimin e tij drejt Luftëtarit. Një huazim 6-mujor, pasi Hyseni është një lojtar me të ardhmen dhe që në Vlorë nuk duan ta humbasin, por thjesht duan që ai të luajë sa më shumë dhe të rritet profesionalisht. Me ekipin e ri mesfushori do të bashkohet që në Turqi, ku edhe gjirokastritët po zhvillojnë fazën. Në huazim drejtuesit e klubit të Flamurtarit kanë menduar të japin edhe sulmuesin e ri Tungara, i cili do të luajë në kampionatin kosovar në vazhdim, konkretisht te Liria e Prizrenit, që drejtohet nga trajneri Bledi Shkëmbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online