Luan për gjithë lojën në Premier League dhe sakrifikohet në Kombëtare! Rasti i Armando Brojës, ja përse nuk duhet të ketë diskutime

Armando Broja është ylli i ri i Shqipërisë dhe i vetmi futbollist që mund të zgjidh ndeshjet e nivelit më të lartë. Shumë diskutime janë ngritur nëse mund të flasim për lojtarin më të mirë që ka pasur në histori Shqipëria, por në Angli, Broja po e shkruan historinë. Askush nuk mund të dali kundër faktit se Broja është i pari futbollist i Shqipërisë që ka shënuar në nivelin më të lartë në futbollin anglez. Nuk po gabojmë, e thënë kjo nga vetë faqja zyrtare e “Premier League”.

Trajneri Reja zgjidhte që ta sakrifikonte për hir të skemës së lojës së tij. Në dy ndeshjet e para do rezultonte fituese dhe kjo e bëri që edhe në sfidën më të rëndësishme, ndaj Polonisë, të provohej fitorja nga stoli. Të gjithë trajnerët dhe specialistët e futbollit e shpjegojnë arsyen me të vetmen mënyrë: “Nuk ushtron presion te mbrojtësit kundërshtar”.

Por i njëjti profil gjendet edhe te Leëandoëski. Këtë herë Shqipëria duhet të bazohet e gjitha te Armando Broja, ashtu siç bën edhe Polonia me Leëandoëski. Pra, yllit të ri të Chelsea-t që është i huazuar te Southampton i lejohet gjithçka për sa kohë arrin që të zgjidh ndeshjet i vetëm. Ashtu sikurse ndodhi edhe në përballjen e djeshme të Southampton kundër Leeds.

Në pjesën e parë Broja ishte i pandalshëm dhe shumë energjik, ndërsa në të dytë filloi të binte konsumimi fizik i tij. Nëse do të ishte te Kombëtarja, me siguri që trajneri mund ta ndërronte për një tjetër emër. Por po në pjesën e dytë, Armando Broja arriti që të shënonte te Southampton.

Për këtë arsye është lojtari që dallon mbi të tjerët, pasi edhe në momentin që duket më pak i dëmshëm, mund të ndëshkoj edhe të zgjidh ndeshjet i vetëm. Për sa kohë Broja luan në këto nivele në “Premier League”, nuk duhet të ketë diskutime te Shqipëria. Mjafton që pjesëtarët e tjerë të ekipit të vrapojnë më tepër dhe të vendosen në shërbim të këtij djaloshi, pasi janë në shërbim të Shqipërisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online