Gafa e Hysajt me Poloninë? Nuk keni parë ende 87 milionëshin e Manchester United, e gjithë bota qesh me Maguire

0

Nëse kritika të pafundme kanë mbërritur për Elseid Hysajn ndaj Polonisë, një tjetër rast i lojtarëve që luan në nivelet më të larta na tregon se gafa të tilla mund të bëhen, me shumicë madje. Maguire, mbrojtësi i marrë për 87 milionë euro, ka gabuar në të katërta golat e pësuar nga Manchester United ndaj Leicester.

Kulmi do të arrihej në golin e katërt të Leicester që u shënua nga Daka. Maguire qëndronte në zonë pa markuar asnjë futbollist kundërshtar dhe në mënyrë tërësisht të çuditshme. Në momentin që do të vinte Daka pranë tij, nuk do të shqetësohej aspak për të markuar futbollistin kundërshtar, që arriti të realizonte dhe për herë të katërt. Këto momente janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe kanë marrë shumë komente që vendosnin seriozisht në dyshim aftësitë e Maguire. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.