“Luajti si profesionist deri në minutën e fundit”, menaxheri i del në mbrojtje Hysajt: Të gjithë duhet ta dinë se…

Elseid Hysaj kishte besimin e palëkundur të Xhenaro Gatuzos sezonin e shkuar, duke gjetur hapësira në fushën e lojës për tu rikthyer në nivelet e larta si futbollist. Por ky sezon që i buzëqeshi për pjesën më të madhe të kohës, në fund u mbyll me një shije të hidhur për mbrojtësin shkodran. Dy golat në dy barazimet e fundit të Napolit erdhën prej gabimeve të lojtarit shqiptar, çka solli më pas humbjen e mundësisë për të qenë pjesë e Champions League sezonin e ardhshëm.

Diçka e tillë nuk është pritur mirë nga tifozët, që kanë vërshuar me kritika për Hysajn. Por ai që i del në mbrojtje mbrojtësit të Kombëtares kuqezi, është menaxheri i tij. Mario Xhufredi ka folur për “Radio Punto Nuovo”, ku i kujton të gjithëve faktin se Elseid Hysaj ka luajtur si profesionist deri në minutën e fundit me Napolin.

“Hysaj luajti deri në minutën e fundit si profesionist. Sjellja ishte shumë profesionale dhe kur thuhet se Hysaj lejuar që Napolit të pësonte gol, ata të gjithë duhet ta dinë se një lojtar pa kontratë për vitin e ardhshëm nëse thyen gjurin do të mbetet pa një ekip”, ka thënë Mario Xhufredi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online