Euro2020 sjell shijen e vërtetë të futbollit, stadiumi hap dyert me kapacitet të plotë për tifozët

Vetëm pak ditë na ndajnë nga momenti i shumëpritur. Pritja merr fund më 11 qershor, kur pas shtyrjes me një vit për shkak të pandemisë do të nisë Kampionati Europian. Por ky kompeticion do të sjellë me vete edhe shijen e vërtetë të futbollit, që aq shumë ka munguar prej më shumë se një viti.

Tifozët do të lejohën në masën 25% të kapacitetit të stadiumeve, por përjashtim këtu bën “Pushkash Arena”. Stadiumi hungarez do të hapë dyert me kapacitet të plotë, duke i dhënë mundësinë 61 mijë tifozëve të jenë të pranishëm në tribuna.

Në këtë impiant do të luhet takimi mes Hungarisë dhe Portugalisë, i cili zhvillohet në 15 qershor. Kombëtarja ka një motiv shtesë për të dalë me rezultat pozitiv në ndeshjen hapëse, duke qenë se do të luajë në shtëpi me një stadium të stërmbushur me tifozë si asnjëherë më parë në vitin e fundit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online