Luajti me shpirtrat e trazuar të shqiptarëve, Swiderski, sot do të kthehet drejtësia hyjnore dhe do të ndiesh flakën e ferrit që vetë krijove!

Nga Klaudio Ndreca

Shqipëri-Poloni, 2021, ishte kjo ndeshja që vlente si një finale. Entuziazmi ishte i madh i shqiptarëve pasi flitej për një biletë Botërori. Nëse Shqipëria fitonte, i afrohej më shumë se kurrë historisë, nëse humbiste, shuhej e gjitha ëndrra.

Sikur të kemi bërë shumë mëkate në këtë botë, fati na ka braktisur gjithmonë në momente të tilla. Shumë lojtarë nuk ishin të gatshëm për ndeshjen me Poloninë për shkak të infektimit me COVID.

Minuta e 77 dhe Swiderski hesht Air Albania-n, Shqipëri-Poloni 0-1. Pa asnjë mëshirë, Swiderski shkon në krahun e tifozëve të Shqipërisë dhe nis të festojë si i çmendur para tyre, duke luajtur me shpirtin e trazuar të shqiptarëve.

Për shumëkënd, ajo ndeshje, ajo humbje, u përjetua si ndarja nga jeta e një të afërmi, ishte e gjithë dramë. Më pas shishet u hodhën në drejtim të Swiderski-t që në atë moment bëri “viktimën”, ndërsa kur ka hyrë në dhomat e zhveshjes, me siguri që ka buzëqeshur dhe i është krenuar shokëve të ekipit sesi “i çmendi” shqiptarët, në mes të Tiranës.

Por nëse drejtësia hyjnore ekziston dhe nëse ka një fuqi të madhe që sheh gjithçka nga lart, mbrëmjen e sotme do ta përgatiste që të ishte vetëm e Shqipërisë. Nëse ka një superfuqi të tillë, Swiderski sot, duhet të “digjet” në flakët e ferrit që vetë krijoi, në të njëjtin vend. Është kaq e lehtë që të luash me shpirtin e ndezur zjarr të një populli të vogël që është i marrosur pas Kombëtares, është kaq e lehtë që “të gjuash” dhe më pas të fshihesh, duke bërë viktimën, është kaq e lehtë që t’i etiketosh shqiptarët si “kafshë” apo jo qytetarë, por, një ditë të gjithë do të përgjigjen për veprimet e tyre.

As më pak dhe as më shumë, Swiderski, duhet të përjetojë ferrin e vërtetë në Air Albania, atë ferr që duhet ta lërë pa gjumë netë të tëra, ashtu siç ai la shumë tifozë shqiptarë dhe nuk e mendoi dy herë për t’i provokuar kur zemrat e tyre ishin të thyera. Sot do të jetë mbrëmja e Shqipërisë, dikush ka shkruar një histori që do të jetë frymëzim për shumë regjizor, herët a vonë, të gjithë do të marrin atë që kanë korrur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online