Ekskluzive/ “Dy herë infrakt dhe tani me qetësuesa, kam frikë kur shoh ndeshjet e Shqipërisë”! Lojtarët e Kombëtares duhet ta lexojnë këtë para ndeshje

Mbrëmja e sotme do të jetë për zemra të forta, Shqipëria luan me Poloninë dhe një fitore e kuqezinjëve do të na afrojë së tepërmi me Euro 2024. Do të jetë një mbrëmje ku tifozët shqiptarë anembanë botës do të përjetojnë nga ato adrenalina, që trupi i tyre i përshkruan rrallë.

Nuk ka nevojë për alkol, mjafton një gol i Shqipërisë, dehja do të jetë më e madhe. Por nga ana tjetër, frika jonë më e madhe, mbetet zhgënjimi. Për shkak të gjithë vështirësive që kemi kaluar dhe faktit se gjithmonë kemi derdhur lot zhgënjimi, shumë pak lot gëzimi, gjithmonë ekziston frika.

“Sport Ekspres” zgjedh që të ndajë me lexuesit një histori shumë të veçantë, që do të ishte me shumë vlerë nëse do të lexohej edhe nga lojtarët e Shqipërisë, për të kuptuar përgjegjësinë që ata kanë.

Është historia e babait të një lojtarit të Shqipërisë, emrin e së cilit ne zgjedhim që të mos e bëjmë publik. Ai na tregon se ka kaluar dy herë infrakte dhe merr kura që do ta shoqërojnë për gjithë jetën. Frika e tij më e madhe është kur luan Shqipëria, nuk arrin të përmbahet dot emocionalisht dhe del nga këshillat që i kanë dhënë mjekët.

Por kjo nuk është historia vetëm e tij, është historia e shumë shqiptarëve, që ndoshta në nivele shumë herë më të pakta rreziku, marrin të njëjtën dozë adrenaline dhe zhgënjimi, që trazon jo pak shpirtin e tyre.

Ajo që ne kërkojmë nga mbrëmja e sotme, nuk është fitorja, që nuk është gjithmonë në dorën tonë. Kërkohet vetëm që lojtarët të dalin nga fusha pasi kanë dhënë 100% e tyre, pasi e kanë djersitur fanellën dhe kryesorja, të mos mendojnë për vete.

Një top i mos dhënë te shoku i ekipit për të shënuar vetë personalisht, mund të godas rëndë shpirtin dhe zemrën e shumë shqiptarëve. Një top i mbajtur më kot në këmbë mes sigurisë së tepruar, mund të sjellë nivele ankthi që për dikë me zemër të dobët, mund të jenë fatale. Ndoshta televizioni që do të transmetojë ndeshjen, për herë të parë, duhet të vendos një tabelë para Shqipëri-Poloni: “Ndalohet për njerëz me zemër të dobët”. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online